Logos-A sjell në shqip veprën “Shpjegimi i dy krijimeve dhe arritja e dy lumturive” të Ragib El-Isfahanit

Logos-A sjell në shqip veprën “Shpjegimi i dy krijimeve dhe arritja e dy lumturive” të Ragib El-Isfahanit

Shtëpia Botuese Logos-A ka botuar librin “Shpjegimi i dy krijimeve dhe arritja e dy lumturive”, të dijetarit të hershëm Ragib El-Isfahani, një vepër që trajton çështje filozofike dhe konceptuale mbi njeriun, botën dhe vendin e tij në ekzistencë.

MARKETING

Shik.mk

Libri shtjellon botëkuptimin e autorit mbi krijimin dhe veçantinë e qenies njerëzore, duke e paraqitur njeriun si një “mikrokozmos”, pra si një botë të vogël që përmbledh në vetvete dimensione të ndryshme të krijimit.

Përmes kësaj vepre, lexuesit njihen me reflektimet e El-Isfahanit mbi natyrën njerëzore, raportin e njeriut me botën dhe synimin drejt dy lumturive.

Vepra është përkthyer nga arabishtja në shqip nga Haki Sahitaj.

Me këtë botim, Logos-A vazhdon të pasurojë ofertën e saj botuese me vepra të traditës intelektuale dhe filozofike islame, duke i afruar lexuesit me autorë dhe mendime me rëndësi në historinë e mendimit.

Logos-A – Frymëzimi vazhdon…

MARKETING