(VIDEO) Serbia e mbylli Alta Bankën, BP: Ndjekim nga afër funksionimin e “Alta Bankës”-Manastir
“Revokimi i licencës së funksionimit të Alta Bankës nga Banka Popullore e Serbisë nuk do të thotë në vetvete revokimin automatik të licencës së funksionimit të Alta Bankës nga Manastiri”, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Banka Popullore
Ata theksojnë se banka vendase është një entitet juridik i pavarur, i themeluar dhe i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, operacionet e të cilit vlerësohen në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator vendas. Banka Popullore, si mbikëqyrës kompetent, monitoron situatën dhe vepron në përputhje me dispozitat ligjore.
Banka KPopullore sqaron se I monitorojnë të gjitha rrethanat që mund të ndikojnë në operacionet e bankës vendase, duke përfshirë rreziqet që rrjedhin nga marrëdhënia e saj e pronësisë.
BANKA POPULLORE E RMV-SË
“Banka Popullore i bën thirrje qytetarëve të mbështeten në informacione zyrtare dhe të verifikuara dhe të mos nxjerrin përfundime bazuar në pretendime dhe spekulime të pakonfirmuara. Banka Popullore do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën dhe të veprojë në mënyrë të pavarur”.
Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë, në një seancë të mbajtur këtë mëngjes, vendosi të revokojë licencën e operimit të Alta Bankës nga Beogradi, sepse banka, pavarësisht masave mbikëqyrëse të ndërmarra më parë, nuk arriti të stabilizojë gjendjen e saj financiare dhe të përmirësojë likuiditetin, ndërsa në të njëjtën kohë rreziku i mospërmbushjes së detyrimeve të saj ndaj klientëve ishte në rritje.
Ndërkaq nga ana tjetër, “Alta Banka” – Manastir ka bërë një njoftim pas revokimit të licencës së operimit të “Alta Banka” në Serbi. Banka serbe ka qenë pronare e ish-“Stopanska Banka” nga Manastiri për një vit.
Të premtem Alta Banka –Manastir publikoi raportin e saj financiar për periudhën deri në shtator të këtij viti. Sipas këtij raporti, banka operon me humbje në vend.
“Alta Banka” nga Manastiri realizoi një humbje neto në shumën prej 48.64 milionë denarësh, krahasuar me fitimin prej 49.15 milionë denarësh të realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Anida Murati /SHENJA/

