Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
Turqia ka shprehur ngushëllime të premten pas rrëzimit të një helikopteri në të cilin ndodhej personel ushtarak italian i caktuar në misionin paqeruajtës të BE-së, EUFOR Althea, në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të publikuar në platformën sociale amerikane X, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se është thellësisht e pikëlluar nga incidenti, duke theksuar se edhe Turqia kontribuon në misionin e udhëhequr nga BE-ja.
“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, si dhe popullit italian, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

