SHBA-ja miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën në vlerë prej 2,1 miliardë dollarësh
Departamenti amerikan i Shtetit miratoi të premten shitjen e mundshme të 500 raketave “Patriot PAC-3 Missile Segment Enhancement” dhe pajisjeve përkatëse për Ukrainën, me një kosto të vlerësuar prej 2,1 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu.
Departamenti tha se kostoja “financohet tërësisht nga partnerët dhe aleatët”.
“Ukraina do ta paguajë këtë blerje me donacione nga Kanadaja, Gjermania dhe Norvegjia përmes programit JUMPSTART dhe me fonde kombëtare, të financuara nga Huaja e Bashkimit Evropian për Mbështetjen e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë. “Në këtë shitje nuk përfshihen fonde amerikane”, njoftohet më tej.
Paketa përfshin gjithashtu pjesë rezervë të klasifikuara dhe të paklasifikuara, si dhe mbështetje logjistike dhe për programin.
Kompania Lockheed Martin do të jetë kontraktori kryesor.

