Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin e G20-ës në SHBA

Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin e G20-ës në SHBA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, mori pjesë të premten në seancën hapëse të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-ës në SHBA, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në margjinat e takimit dyditor në qytetin jugor të Atlantës, Fidan u takua me ministrin e Jashtëm të Indonezisë, Arrmanatha Nasir, dhe homologun e tij japonez, Toshimitsu Motegi.

Nuk janë bërë menjëherë të ditura detaje lidhur me takimet e zhvilluara me dyer të mbyllura.

Takimi, i organizuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbledh diplomatët kryesorë të ekonomive më të mëdha në botë për të diskutuar sfidat ekonomike globale, tensionet gjeopolitike, sigurinë energjetike dhe ushqimore, lirinë e lundrimit dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit.

Takimi mbahet në një kohë kur konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet me Iranin, vazhdojnë të ngrenë shqetësime për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale.

Takimi në Atlanta është mbledhja e fundit në nivel ministror nën presidencën amerikane të G20-ës, para samitit të liderëve të G20-ës, i cili është planifikuar të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Majami të Floridës.

MARKETING