Dimitrieska Koçoska: Buxheti për vitin 2027 propozohet në vlerë prej 7 miliardë e 219 milionë eurosh
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, prezantoi Propozim-buxhetin për vitin 2027, sipas të cilit shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 440,4 miliardë denarë, ndërsa të ardhurat në 395,4 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor parashihet të jetë 45 miliardë denarë, ose 3,5 për qind e BPV-së.
Për investime kapitale janë planifikuar 40,8 miliardë denarë, të cilat do të orientohen drejt projekteve infrastrukturore dhe përmirësimit të shërbimeve publike.
Buxheti parasheh edhe 220,8 miliardë denarë për transfere sociale, prej të cilave 123,8 miliardë për pensione. Gjithashtu, janë planifikuar mjete për rritjen e pagave në sektorin publik, shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe komunat.
Për mbrojtjen e vendit janë paraparë mjete në vlerë prej 2 për qind të BPV-së.
Ministrja theksoi se synimi është ruajtja e stabilitetit financiar, kontrolli i shpenzimeve dhe realizimi i projekteve që sjellin përfitime afatgjata për qytetarët.

