Çuçul: Furnizimet publike, gjyqësor dhe shëndetësia ndër sektorët më të korruptuar

Çuçul: Furnizimet publike, gjyqësor dhe shëndetësia ndër sektorët më të korruptuar

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, ka folur për strategjinë e re nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit për periudhën 2026–2030. Ai bëri të ditur se analiza gjithëpërfshirëse ka identifikuar shtatë sektorë ku rreziqet nga korrupsioni janë më të theksuara.

MARKETING

Shik.mk

“Periudhën e fundit kemi punuar në përgatitjen e strategjisë së re nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit për periudhën 2026–2030.

Në kuadër të asaj strategjie, ne kemi bërë analizë gjithëpërfshirëse të rreziqeve nga korrupsioni në gjithë sistemin e Maqedonisë së Veriut. Janë bërë analiza të rreziqeve sistematike në të gjithë sektorët, prej të cilave vlerësuam se në shtatë sektorë është më i shprehur korrupsioni.

Përkatësisht, me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve, vlerësojmë se në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të përmirësohet i gjithë sistemi në luftën kundër korrupsionit.

Ata janë sektorët e furnizimeve publike, organet për zbatimin e ligjeve, gjyqësori, shëndetësia, transporti, objektet infrastrukturore, planifikimi urbanistik dhe ndërtimtaria, si dhe resurset natyrore dhe energjetika”, deklaroi Çuçul.

MARKETING