Çuçul: Në 285 raste janë iniciuar procedura kundërvajtëse ndaj këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave

Çuçul: Në 285 raste janë iniciuar procedura kundërvajtëse ndaj këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 janë iniciuar 285 procedura kundërvajtëse ndaj këshilltarëve komunalë dhe kryetarëve të komunave që nuk e kanë paraqitur gjendjen e tyre pasurore brenda afatit ligjor. Ai foli edhe për denoncimet për parregullsi në sektorë të ndryshëm të jetës publike.

MARKETING

Shik.mk

“Sa i përket gjendjes së pronësisë, pjesa më e madhe e lëndëve në vitin 2026 kanë të bëjnë me këshilltarët komunalë dhe kryetarët e komunave, të cilët nuk e kanë paraqitur statusin financiar në afatin e përcaktuar ligjor dhe në 285 raste kemi iniciuar procedura kundërvajtëse.

Paralelisht me sanksionin kundërvajtës, ne kërkojmë prej këtyre personave që ta kryejnë obligimin ligjor.

Po ashtu, në pjesën e parandalimit të korrupsionit, ne kemi denoncime nga të gjitha fushat, përfshirë shëndetësinë, arsimin, ndërtimtarinë dhe të gjitha sferat e jetës shoqërore, ku qytetarët raportojnë anomali në sektorin publik dhe veprime joligjore të organeve shtetërore”, deklaroi Çuçul.

MARKETING