LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni

LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni

LSDM-ja kërkon nga Prokuroria Publike të nisë hetim për pretendimet se shuma të mëdha parash po transferohen nga Serbia në Maqedoninë e Veriut dhe Rusi, përmes “Alta Banka”, e cila, sipas partisë opozitare, ka lidhje me Aleksandar Vuçiqin dhe SNS-në.

MARKETING

Shik.mk

Duke iu referuar raportimeve të mediave serbe, LSDM-ja thotë se transferimet kanë nisur më 26 tetor. Sipas portalit “Nova.rs”, avokati Ninic ka deklaruar se shuma të mëdha po kalojnë në llogaritë e personave juridikë në Moskë dhe Shkup.

Nga LSDM-ja kërkojnë që institucionet kompetente të verifikojnë origjinën e mjeteve financiare dhe të hetojnë çdo parregullsi të mundshme.

Partia opozitare gjithashtu akuzon qeverinë e Hristijan Mickoskit se ka lejuar hyrjen e “Alta Banka” në tregun maqedonas, pavarësisht shqetësimeve që, sipas saj, lidhen me origjinën e kapitalit dhe aktivitetin e bankës.

Këto pretendime janë bërë nga LSDM-ja dhe kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente.

MARKETING