Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen e Gazetarëve

Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen e Gazetarëve

Qeveria ka miratuar vendim për formimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, njoftoi zëdhënësja Marija Miteva.

MARKETING

Shik.mk

Komiteti do të ketë për detyrë të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe mediave, të parandalojë kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, si dhe të përmirësojë mekanizmat për mbrojtjen e tyre.

Deri më 15 dhjetor 2026, Komiteti duhet të hartojë Planin Nacional për Veprim, i cili do të përfshijë parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen penale të kryerësve dhe edukimin për rëndësinë e profesionit të gazetarisë.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i mekanizmave për reagim të shpejtë në rastet e kërcënimeve, përfshirë ato në hapësirën digjitale. Sipas Qeverisë, qëllimi është që siguria e gazetarëve të trajtohet në mënyrë të vazhdueshme dhe me përgjegjësi konkrete nga institucionet kompetente.

MARKETING