Caktohen gjyqtarët për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit
Gjyqtari Juan Martinez Munuera do të gjykojë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit të dielën në orën 21:00, me VAR-in që i është besuar Javier Iglesias Villanueva.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në El Clasicon e cila pritet të luhet të dielën në stadiumin Spotify Camp Nou.
Munuer do të ndihmohet nga anësorët Diego Barbero dhe Miguel Martinez, gjyqtar i katërt do të jetë Jose Antonio Palomares dhe në dhomën VAR përkrah Iglesias Villanueva do të jetë Jose Antonio Lopez si ndihmës.

Kjo do të jetë El Clasico e pestë për gjyqtarin Munuera në karrierën e tij. Ai tashmë ka gjykuar të dyja ekipet në La Liga këtë sezon, pasi ishte përgjegjës për fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Sevillas, si dhe fitoren 4-0 të Real Madridit ndaj Malagas.
Sipas rregullave, emri i gjyqtarit shpallet 24 orë para ndeshjes, dhe Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) u përpoq ta mbante sekret përzgjedhjen për shkak të presionit që shoqëron një ndeshje të tillë.

