(VIDEO) Për të mbuluar shpenzimet minimale të tetorit nevojiten 70.358 denarë

(VIDEO) Për të mbuluar shpenzimet minimale të tetorit nevojiten 70.358 denarë

Përveç pagave, gjithçka tjetër po shënon rritje të ndjeshme në vend. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka publikuar shportën e re minimale sindikale për muajin tetor, e cila pasqyron shifra alarmante për koston e jetesës.

MARKETING

Shik.mk

Vetëm për shpenzimet elementare, sipas përllogaritjes së tyre, një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten 70.358 denarë në muaj, ndërsa vetëm për ushqim dhe pije nevojiten 26.170 denarë, shumë kjo që tejkalon pagën minimale. Krahasuar me muajin shtator, shporta është rritur për 926 denarë, ndërsa që nga fillimi i vitit rritja arrin në 3.945 denarë.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË

“Me fjalë të tjera, një pagë minimale tashmë nuk mjafton as për të blerë ushqimin dhe pijet që i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe për një muaj të tërë. Po faturat e energjisë elektrike, ujit, ngrohjes, transportit, veshmbathjes, barnave dhe të gjitha shpenzimet e tjera të domosdoshme?”.

Këto shifra sipas LSM-së, tregojnë qartë se barra e rritjes së shpenzimeve të jetesës bie drejtpërdrejt mbi shpinën e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Nga atje theksojnë se një pagë mesatare dhe një pagë minimale mezi mjaftojnë për të mbuluar vlerën e Shportës Minimale Sindikale.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË

“Kjo do të thotë se edhe kur në një familje janë të punësuar dy persona, njëri me pagë mesatare dhe tjetri me pagë minimale, pothuajse të gjitha të ardhurat e tyre të përbashkëta shkojnë për mbulimin e nevojave bazë mujore”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme rritje të çmimit pati edhe tek derivatet e naftës, ku një litër naftë shitet për 99 denarë, e një litër benzin madje kalon 100 denarshin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING