Tirana në kaos/ Brohorima në shesh: Dorëheqje, dorëheqje! Zjarr pranë “Kullave Binjake”

Tirana në kaos/ Brohorima në shesh: Dorëheqje, dorëheqje! Zjarr pranë “Kullave Binjake”

Protesta në Tiranë është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa protestuesit kanë hapur derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe në hyrje të saj është ndezur zjarr.

MARKETING

Shik.mk

Ndërkohë, policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Tensionet në kryeqytet kanë vijuar për orë të tëra, me protestuesit që janë shpërndarë në disa pika, nga Kryeministria te zona e Piramidës dhe Kryesia e Kuvendit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, demonstruesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa thirrjet për dorëheqje dëgjohen nga qytetarët.

Gjatë protestës, një pjesë e të rinjve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa raportohen edhe incidente në ambiente institucionesh, ku janë nxjerrë tavolina dhe karrige jashtë godinave dhe më pas u është vënë flaka.

Situata ka marrë përmasa të tensionuara, teksa përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shoqëruar zhvillimet e fundit të tubimit.

Në qendër të protestës janë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. /BW

MARKETING