Zyberi: Për raste të këtilla në të kaluarën aparati shtetëror ka mbuluar të vërtetën

Zyberi: Për raste të këtilla në të kaluarën aparati shtetëror ka mbuluar të vërtetën

Eksperti juridik dhe ish-Avokati i Popullit, Naser Zyberi, në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, ka deklaruar se rastet e dhunës policore në Maqedoninë e Veriut nuk janë të izoluara. Sipas tij, në raste të tilla institucionet shpesh kanë minimizuar shkeljet, ndërsa pjesëtarët e policisë kanë kaluar pa sanksione serioze.
“Për hir të së vërtetës, ky nuk është rasti i vetëm. Fatkeqësisht, raste të këtilla në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në të kaluarën, ka pasur madje në forma edhe më dramatike dhe nuk është se kanë përfunduar me raste të kënaqshme për viktimat e rasteve të këtilla. Përkundrazi, aparati shtetëror çdoherë ka ditë që ta mbulojë të vërtetën, ka ditë që pjesëtarët që janë viktimë e ushtrimit të dhunës së forcave policore të paraqiten si rrezik për prishjen e rendit, kundërvënie e policisë e kështu me radhë dhe në këtë mënyrë sanksionimi i pjesëtarëve të MPB-së të mungojë ose edhe atëherë kur janë konstatuar shkelje, siç është raporti i brendshëm fillestar i rastit në fjalë, të minimizohen rezultatet e tilla dhe aktorët e këtillë të kalojnë vetëm me vërejtje, të cilat nuk paraqesin ndonjë pasojë serioze për vetë pjesëtarët”, deklaroi Zyberi.

MARKETING