Klekovski: Vaksinat kundër gripit kanë arritur dhe paraqitja do të fillojë sa më shpejtë

Klekovski: Vaksinat kundër gripit kanë arritur dhe paraqitja do të fillojë sa më shpejtë

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka njoftuar se janë drejt zgjidhjes problemet e fundit teknike me aplikacionin për paraqitjen e qytetarëve për vaksinim kundër gripit sezonal. Sipas tij, aplikacioni pritet të aktivizohet së shpejti, ndërsa vaksinat tashmë kanë arritur.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë vizitës në Spitalin Klinik të Shtipit, Klekovski kërkoi falje për vonesën njëditore në raport me afatin e paralajmëruar për fillimin e paraqitjes së qytetarëve.

„Aplikacioni po lirohet nga problemet e fundit teknike. Siç e dini, për 18 muaj ‘Termini Im’ nuk ka pasur marrëveshje për mirëmbajtje. Problemet janë duke u zgjidhur dhe aplikacioni do të jetë aktiv. U kërkoj falje qytetarëve për vonesën njëditore, por vaksinat kanë arritur dhe paraqitja do të fillojë së shpejti“, deklaroi Klekovski.

Sa i përket shpërndarjes së vaksinave drejt qendrave të shëndetit publik, ministri bëri të ditur se procesi pritet të realizohet gjatë ditëve në vijim.

Ai theksoi se qendrat përkatëse tashmë janë njoftuar dhe se po përmbyllen përgatitjet logjistike për shpërndarjen e vaksinave, e cila do të bëhet sipas formulës së zakonshme.

„Mendoj se gjatë këtyre ditëve do të përfundojnë përgatitjet logjistike dhe vaksinat do të shpërndahen sipas formulës së zakonshme“, u shpreh Klekovski.

MARKETING