Komuna e Çairit tregon se çfarë ndodhi në bulevardin “Cvetan Dimov”
Komuna e Çairit ka njoftuar se situata në Bulevardin “Cvetan Dimov” është qetësuar pas reagimit spontan të banorëve për problemet me rrjetin e ujësjellësit. Sipas komunës, rruga është liruar, qarkullimi është normalizuar dhe nuk është raportuar për incidente.
Njoftimi i plotë i Komunës së Çairit:
Njoftim për situatën në Bulevardin “Cvetan Dimov”: Rruga është liruar dhe qarkullimi është normalizuar
Komuna e Çairit informon qytetarët se situata në Bulevardin “Cvetan Dimov” është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim apo panik. Reagimi i banorëve gjatë mbrëmjes erdhi si pasojë e problemeve me rrjetin e ujësjellësit. Protesta nuk ishte e paralajmëruar dhe u organizua në mënyrë spontane nga vetë banorët e lagjes, me qëllim të adresimit të këtij problemi.
Ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në kohë në terren për sanimin e problemit, ndërsa Bulevardi “Cvetan Dimov” është liruar dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Nuk është raportuar për incidente dhe situata është nën kontroll. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj trajtimit me përgjegjësi të shqetësimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente për zgjidhjen e tyre.

