Huseini: Në Bërvenicë ka ujë të pijshëm, por nevojitet përmirësimi i mirëmbajtjes

Huseini: Në Bërvenicë ka ujë të pijshëm, por nevojitet përmirësimi i mirëmbajtjes

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, deklaroi se në këtë komunë ka ujë të pijshëm, por gjatë stinës së verës përballen me restrikcione në furnizim.

MARKETING

Shik.mk

I ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Huseini theksoi se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mirëmbajtjes dhe pastrimit të rezervuarëve ku grumbullohet uji, me qëllim të sigurimit të ujit cilësor dhe të sigurt për qytetarët.

“Ujë të pijshëm ka, por ka restrikcione veçanërisht gjatë stinës së verës. Shumë e rëndësishme, por edhe shumë e neglizhuar, është mirëmbajtja e atyre stacioneve apo pishinave ku grumbullohet uji. Ne duhet të kemi një fokus të veçantë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë ujë sa më cilësor dhe të jenë të siguruar në çdo aspekt, që të mos ketë interferenca apo ndërhyrje nga jashtë”, deklaroi Huseini.

MARKETING