Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Raivis Melnis, ka falënderuar Turqinë për kontributin e saj në forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të vendit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“E falënderoj Turqinë për reagimin e shpejtë dhe veprimet operacionale, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së hapësirës ajrore të Letonisë”, tha Melnis në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Deklarata u publikua pas takimit të Melnis me një njësi të Forcave Ajrore Turke në bazën ushtarake të Forcave të Armatosura Kombëtare në Lielvarde.

“Prania e avionëve luftarakë turq në Lielvarde dëshmon aftësinë e NATO-s për të reaguar shpejt dhe për të dislokuar në mënyrë efektive forcat atje ku nevojiten”, tha ai.

Melnis theksoi më tej nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes aleatëve, besim të ndërsjellë dhe gatishmëri për të vepruar së bashku për sigurinë e Letonisë dhe të gjithë krahut lindor të NATO-s.

Në deklaratë thuhet se avionët luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Turke janë vendosur përkohësisht në Letoni për të mbështetur aktivitetet e NATO-s për mbrojtjen e integruar ajrore dhe kundër raketave.

Sipas deklaratës, dislokimi i avionëve luftarakë turq mundësoi testimin e aftësisë së NATO-s për të lëvizur dhe dislokuar shpejt forcat aleate, si dhe të gatishmërisë së bazës ushtarake të Letonisë për të pritur dhe mbështetur forcat ajrore aleate.

MARKETING