Dimitrieska-Koçoska: Qeveria e vazhdon masën për uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind deri më 20 tetor

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria e vazhdon masën për uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind deri më 20 tetor

Qeveria ka vendosur të vazhdojë zbatimin e masës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën dizel nga 18 në 10 për qind, deri më 20 tetor 2026.

MARKETING

Shik.mk

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku theksoi se zgjatja e masës synon mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

“Po vazhdojmë me masat për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendase. Qeveria po e zgjat masën për uljen e TVSH-së për naftën nga 18 për qind në 10 për qind, deri më 20 tetor 2026”, shkroi ministrja.

Sipas saj, masa pritet të ndikojë në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të zbusë presionet e jashtme të çmimeve, duke synuar uljen e barrës financiare për qytetarët dhe ekonominë.

Dimitrieska-Koçoska bëri të ditur gjithashtu se institucionet kompetente po monitorojnë nga afër zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin masa në kohën e duhur, në varësi të kushteve ekonomike.

MARKETING