(VIDEO) Iseni: Për dy vjet janë avancuar 428 zyrtarë policorë shqiptarë

(VIDEO) Iseni: Për dy vjet janë avancuar 428 zyrtarë policorë shqiptarë

 

MARKETING

Shik.mk

“Për herë të parë një shqiptar pritet të emërohet zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, këtë e ka bërë të ditur Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, mbrëmë ekskluzivisht në emisionin “Debat në SHENJA”. Ai theksoi se bëhet fjalë për Burim Ramadanin, një profesionist me rreth 25 vite përvojë në njësinë speciale.

ASTRIT ISENI, ZËVENDËSMINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Dhe normalisht unë dua këtu ta shpalosi edhe një lajm të mirë, që së pari herë, të jetë kjo ekskluzive për televisionin e juaj. Për herë të parë emërohet një shqiptar zëvendës-kryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është një djal i cili me të vërtetë profesionist i cili gjithmonë ka kontribuar në njësinë speciale, me një përvojë prej 25 viteve, dhe apsolutisht nuk ka pasur vendime as prej kafeneve as vendime me telefonata, por këto vendime ne i sjellim bashkarisht me ministrin, drejtorin dhë zëvendësdrejtorin në nivelet më të lartë të ministrisë”.

Ai foli edhe për punën e bërë dhe avancimet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë dy viteve e gjysmë të fundit. Iseni tha se, përmes angazhimit të tij, janë avancuar 428 zyrtarë policorë shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një rezultat rekord.

ASTRIT ISENI, ZËVENDËSMINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Unë i respektoj perceptimet e qytetarëve, por njëkohësisht i ftoj qytetarët që të shohin punët që i kemi bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Me zërin tim u avancuan 428 shqiptarë, zyrtarë policorë, që është rezultat rekord për dy vite, që nuk ka qenë asnjëherë. Mbi 50 punësime në shërbimet administrative, mbi 100 punësime te zyrtarët policorë”.

Ai ka folur edhe për procesin e pranimit të kandidatëve në Akademinë e Policisë, ku këtë vit janë pranuar vetëm 13 shqiptarë. Sipas tij nga 509 aplikantë, vetëm 29 kanë qenë shqiptarë. Ndërkaq sa i përket situatës në Hagë, ai poashtu theksoi se koalicioni VLEN e ka mbështetur protestën e UÇK-së të organizuar në Shkup kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, dhe se mbështetja ndaj protestës është dhënë në forma të ndryshme, përfshirë deklarata zyrtare, kërkesa institucionale dhe pjesëmarrjen e strukturave rinore.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING