Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimale në intervalin 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup, me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.
Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë do të mbetet deri të enjten me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Të premten dhe gjatë fundjavës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi.

