MPB: Gjatë fundjavës janë ndaluar 20 persona për tregti me lëndë narkotike

MPB: Gjatë fundjavës janë ndaluar 20 persona për tregti me lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 2 deri më 4 tetor, pjesëtarët e saj, përmes ekipit të koordinuar Task Force, kanë ndërmarrë veprime në 13 raste të lidhura me tregtinë e paligjshme të drogës në disa zona të vendit.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve të personave, automjeteve dhe objekteve, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, ndërsa nga liria janë privuar 20 persona, mes tyre edhe dy shtetas të huaj, një nga Polonia dhe një nga Çekia.

Sipas MPB-së, në Strumicë janë sekuestruar 59 bimë marihuane, me peshë të përgjithshme prej rreth 680 kilogramësh, ndërsa në Shkup janë gjetur rreth 800 gramë marihuanë.

Në Veles, gjatë një aksioni janë sekuestruar kokainë, substanca të tjera narkotike, si dhe rreth 5 mijë euro.

Ndërkaq, në katër lokacione të tjera janë gjetur rreth 200 gramë kokainë, 505 mililitra vaj hashashi dhe 4,58 gramë marihuanë.

“Për rastet do të pasojnë kallëzime penale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MARKETING