(VIDEO) Hajdutë dhe tradhtarë, vazhdojnë akuzat mes LSDM-së dhe VMRO-së

(VIDEO) Hajdutë dhe tradhtarë, vazhdojnë akuzat mes LSDM-së dhe VMRO-së

Vizita  e Presidentes të Komisionit Evropian të premtën në Shkup, ka përplasur partitë të bllokut maqedonas.  Përfaqësuesja e LSDM-së opozitare, Maja Borozan, deklaroi se Von der Leyen, në prani të Mickoskit, ka dhënë  garanci se Maqedonia e Veriut është e mirëpritur në Bashkimin Evropian me identitetin, gjuhën dhe kulturën e saj. Borozan akuzoi Mickoskin se më parë e kishte përdorur mbrojtjen e identitetit si argument politik, ndërsa rikujtoi premtimet e tij për ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës, rikthimin e emrit dhe sigurimin e një kornize më të mirë negociuese.

MARKETING

Shik.mk

MAJA BOROZAN, LSDM

“Nuk ka më gënjeshtra se gjoja ai po mbron diçka, sepse qeveria e mëparshme tashmë e kishte ruajtur identitetin maqedonas. I vetmi që e rrezikon interesin kombëtar është pikërisht ai – hajduti Mickoski. Sepse interes kombëtar i Maqedonisë është anëtarësimi në BE. Iu rrëzuan të gjitha gënjeshtrat se gjoja po mbronte diçka. Neve na quante tradhtarë. Thoshte “asnjëherë  Veriu“, paralajmëronte anulimin e Marrëveshjes së Prespës, rikthimin e emrit dhe sigurimin e një kornize më të mirë negociuese”.

Ndërkaq, i mënjershëm ka qen reagimi i VMRO-DPMNE-së, të cilët theksojnë se LSDM-ja manipulon me çështjen e integrimit evropian. Partia në pushtet akuzon LSDM-në se po vazhdon, siç thonë, me gënjeshtra dhe manipulime lidhur me Bashkimin Evropian dhe vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

VMRO-DPMNE

“LSDM-ja e Venko Filipçes dhe mësuesi i tij dhe bashkëpartiaku Zoran Zaev janë tradhtarët dhe nënshkruesit e shitjes së gjithçkaje maqedonase. LSDM-ja e Filipçes dhe Zaevit janë kuislingët.Tani pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja po përpiqet të sigurojë një pozitë më të mirë për Maqedoninë dhe rrugën e saj drejt BE-së”.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se synimi i pushtetit është që vendi të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian në mënyrë, siç thonë, dinjitoze, pa bërë lëshime dhe pa shitur gjithçka që mund të shitet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING