Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme
Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-së, është rritur intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane. Ndërkohë, në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk janë evidentuar pritje apo vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të drejtojnë me kujdes.
Vëmendje e shtuar kërkohet veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut.
Sipas njoftimit, kujdes i veçantë rekomandohet në këto segmente rrugore:
-
Katllanovë–Veles;
-
Mavrovë–Dibër–Strugë;
-
Vinicë–Berovë;
-
Koçan–Dellçevë.
LAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe të përshtatin drejtimin e automjetit me kushtet aktuale në terren.

