(VIDEO) Stadiumi i Shkëndijës së Haraçinës, sa nisën punimet, digjet ekskavatori

(VIDEO) Stadiumi i Shkëndijës së Haraçinës, sa nisën punimet, digjet ekskavatori

U promovua disa ditë më parë ndërtimi i stadiumit të klubit futbollistik të Shkëdijës së Haraçinës, por sot, në të njejtin vend, ndodhi një incident i papritur. Eskavatori, i cili shërbente për ndërtim, është jashtë funksional, pasi i njëjti në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga flakët. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët theksojnë se janë duke u ndërrmarë masa për zbardhjen e rastit.

MARKETING

Shik.mk

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më 30.09.2026, në orën 02:36, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën „1“ në fashatin Haraçinë, rrethina e Shkupit, ishte përfshirë nga zjarri një ekskavator „Volvo“, në pronësi të F.B. nga fshatin Batincë, rrethina e Shkupit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”.

Për rastin e fjalë, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i cili tha se djegia e makinerive që po punojnë në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës është një goditje ndaj një projekti që i shërben sportit, rinisë dhe zhvillimit të Haraçinës. Megjithatë, ai qetëson qytetarët, duke thënë se stadiumi do të ndërtohet.

DAUT BEQIRI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS

“Por, një gjë duhet të jetë e qartë: NUK NA NDAL ASKUSH. Punimet do të vazhdojnë. Projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet. Haraçina ka pritur 50 vite për këtë ditë. Nuk do të kthehemi prapa. Ata që duan ta ndalin zhvillimin, le ta dinë një gjë: Haraçina ka zgjedhur të ecë përpara. Sot mund të digjen makineri. Por, nuk digjet vullneti për të ndërtuar. Stadiumi do të ndërtohet. Shkëndija do ta ketë shtëpinë e saj”.

Kreu i Haraçinës, Daut Beqiri, ju bënë thirrje organeve të rendit të hetojnë rastin dhe bënë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING