KRRE: Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor

KRRE: Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor

Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor të vitit 2026, ndërsa do të përfundojë më 15 prill 2027, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).

MARKETING

Shik.mk

Sezoni i ngrohjes mund të nisë edhe më herët, nga data 1 tetor dhe të përfundojë më së voni deri më 30 prill, në rast se temperatura mesatare e paraparë e jashtme për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС.

Në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe Sistemin Tarifor të Shitjes së Energjisë Termike, furnizuesi është i detyruar që në hapësirat për ngrohje periudhën nga ora 06:00 deri në orën 22:00 gjatë ditës, të mundësojë temperatura prej 20+1 º C.

KRRE-ja i rikujton komunitetet e banuesve në banesa që t’i kontrollojnë instalimet e brendshme dhe instalimet në objekte dhe t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike për nënstacionet e ngrohjes që sezoni i ngrohjes të nisë pa problem.

MARKETING