Mickoski për dhënien me qira të “Makedonium”: Që sot do të kërkoj shkarkimin e drejtorit të Bordit drejtues
Kryeministri Hristijan Mickoski që sot do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Muzeut Historik në Krushevë dhe të anëtarëve të Bordit drejtues të këtij institucioni, të cilët lejuan që monumenti historik “Makedonium” të merret me qira për xhirimet e një videoklipi.
I ndoqa ato reagime. Vërtet, ajo që ka ndodhur paraqet diçka që nuk duhej të ndodhte. Do t’i kërkoj ministrit të kulturës që drejtori i “Makedonium”-it të shkarkohet, së bashku me Bordin drejtues, sepse institucione të këtij tipi nuk duhet të jepen me qira për qëllime të tilla.
Kryeministri Mickoski drejtoi edhe një kërkimfalje publike ndaj qytetarëve për situatën e krijuar, duke theksuar se institucionet shtetërore nuk do të lejojnë përsëritjen e skandaleve të ngjashme. përcjell Zhurnal.mk .

