Në Ministrinë e Drejtësisë zhvillohet takim konsultativ për reformën e legjislacionit zgjedhor

Në Ministrinë e Drejtësisë zhvillohet takim konsultativ për reformën e legjislacionit zgjedhor

Në Ministrinë e Drejtësisë është paralajmëruar për sot një takim konsultativ i grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor.

MARKETING

Shik.mk

Takimi pritet t’i kushtohet shqyrtimit dhe diskutimit të ndryshimeve të mundshme në kuadër të procesit të reformimit të legjislacionit që rregullon proceset zgjedhore.

Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar deklaratë për media nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. Ai pritet të informojë për përfundimet e diskutimeve, si dhe për hapat e mëtejshëm në procesin e reformës së legjislacionit zgjedhor.

MARKETING