(VIDEO) Mickoski: Në bisedimet me Bullgarinë të ketë përfaqësues të BE-së

(VIDEO) Mickoski: Në bisedimet me Bullgarinë të ketë përfaqësues të BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski e quan të palogjikshëm faktin që Maqedonia e Veriut të mos jetë në grupin e vendeve kandidate për të cilat kërkohet përshpejtim i antarsimit në BE, sepse siç thotë vendi ynë i ka realizuar një pjesë të madhe të reformave dhe se këtë e konfirmojnë dy raporte radhazi të Komisionit Evropian. Këtë përgjigje kryeministri e dha i pyetur për të komentuar mbi informacionet e Politicos se BE-ja po planifikon të përshpejtojë integrimin për katër vende kandidate, dhe Maqedonia e Veriut nuk është midis tyre.

MARKETING

Shik.mk

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nëse është e vërtetë, duhet ta pyesni Bashkimin Evropian, a është e vërtetë dhe nëse është e vërtetë përse është kështu, marrë parasysh se ne po realizojmë pjesën më të madhe të reformave, të cilat janë pjesë e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes dhe këtë e konfirmojnë dy raporte radhazi. Antarsimi në BE është proces ku vlerësohen kandidatët në bazë të meritave, atëherë për mua kjo nuk është e logjikshme”.

Në prag të vizitës së kryetares së KE-së Fon Der Lajen në vendin tonë, i pyetur se a do ti diskutoj me të këto çështje, kryeministri Mickoski u shpreh se takimet e deritanishme bilaterale me Bullgarinë, pa palë të tretë nuk kanë dhënë efekt thelbësor. Prandaj, ai konsideron se në bisedime duhet të ketë edhe përfaqësues të KE-së ose NATO-së.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Është e logjikshme të ulemi dhe të bisedojmë në prani të përfaqësuesëve të BE-së sepse duhet të dëgjohen argumentet në mënyrë objektive. Kështu kur ne ulemi dhe bisedojmë në bazë bilaterale, ajo që bisedohet nuk ka asnjë thelb. Aq më pak më pas brifimi i atyre takimeve nuk është ashtu siç kemi biseduar. Vlerësoj se për të pasur ndonjë efekt, për të folur për thelbin, është mirë që të kemi përfaqësues nga ana e KE-së që të mund të dëgjohen argumentet tona, atëherë ne do të jemi të gatshëm që të pranojmë argumentet e tjera”.

Mickoski pranoi se momentalisht nuk ka asnjë kontakt me palën bullgare.

Përndryshe Politico, duke u thirrur në burime të dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, thonë se në BE ka një nismë për të përshpejtuar procesin anëtarësimi dhe kjo nismë përfshin Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla Fon der Lajen të premten do të vizitoj Shkupin, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në rajon.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING