(VIDEO) Filipçe i quan gënjeshtra pretendimet e Mickoskit se po punon për integrimet
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe nuk ju beson pretendimeve të kryeministrit se po bëhen përpjekje për të zhbllokuar procesin eurointegrues të vendit dhe për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Duke komentuar vizitën e paralajmëruar e shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Filipçe ka përkujtuar se, zyrtarja evropiane ka qenë këtu edhe në vitin 2022 dhe dha një propozim për eurointegrimet, por atëherë deputetët e VMRO-DPMNE-së, e fishkëllyen në Kuvend. Ai më tej ka shtuar se, rruga përpara është e qartë dhe nëse nuk shfrytëzohet kjo shansë, nuk dihet nëse do të kemi shansë të dytë.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Çfarë do të bëjmë, a ka plan kryeministri? A do të jetë kështu i izoluar? A do të presim kështu që të gjithë të largohen nga vendi? Askush nuk dëshiron të jetojë në një shtet të tillë, të izoluar, në të cilën pritet në kufi më shumë se dhjetë orë, në të cilën kështu fundoset standardi, në të cilin nuk kanë të holla për të mbijetuar muajin. Nuk kalojnë më gënjeshtrat e kryeministrit, ka ndërtuar mur rreth vendit, përfaqësohet si mbrojtës i interesave nacionale, identitit, gjuhës, e gjithë kjo është gënjeshtër”.
Von der Leyen ka vizituar vendin rreth një viti më parë, përkatësisht në tetor të vitit të kaluar. Atëherë, ajo pat porositur qartë se, vendi duhet të bëjë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Por, një vit më pas, vendi nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim. Raportet me Bullgarinë kanë mbet të ngrira, derisa qeveria e Shkupit, insisiton që para miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të marrë garanca nga BE se gjatë rrugës evropiane vendi nuk do të hasë më me kërkesa të reja. Por, qëndrimi i Brukselit është se, korniza negociuese që është votuar në vitin 2022, me të cilën kushtëzohet fillimi i nrgociatave me ndryshimet kushtetuese, nuk mund të negociohet.
Teuta Buçi /SHENJA/

