(VIDEO) 41 për qind e komunave shënojnë përkeqësim në transparencë

(VIDEO) 41 për qind e komunave shënojnë përkeqësim në transparencë

41 % e komunave të vendit kanë shënuar përkeqësim për sa i përket transparencës aktive, tregojnë të dhënat e qendrës për komunikime civile, në rënditjen e institucioneve sipas Indeksit të Transparencës Aktive, përkatësisht sipas publikimit proaktiv të informacioneve me karakter publik. Sipas këtyre të dhënave transparenca aktive mesatare e ministrive, Qeverisë dhe komunave për vitin 2026 është 82% (nga maksimumi i mundshëm prej 100%), që është dy pikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte 80%. Institucioni I cili qëndron në krye të listës me 100% pikët e realizuara për transparencë aktive  për vitin 2026 është ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.

MARKETING

Shik.mk

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Pavarësisht përmirësimit mesatar,  41% e institucioneve të përfshira e kanë përkeqësuar transparencën e tyre aktive në vitin 2026. Sa u përket komunave, 4 komuna ndajnë vendin e parë me 100% transparencë aktive: Gradsko, Demir Hisar, Zërnovci dhe Shtipi, ndërsa asnjë nga komunat që vitin e kaluar ishin liderë nuk e ka ruajtur pozicionin e saj”.

Sipas të dhënave në vendin e fundit, me transparencën aktive më të ulët nga të gjitha institucionet e renditura, ndodhet Komuna e Lozovës, me 36,9% nga 100% të mundshme.

Komunat me shumicë shqiptare si e Çairit, Tearcës, Haraçinës e Zhelinës janë të ranguara në kategorinë e komunave me transparencë aktive të mire të cilat shënojnë mbi 60 % nga 100% maksimal. Ndërkaq komuna e Sarajit, Bogovinës dhe Studeniçanit  janë ndër 60% dhe rënditen tek komunat me trasnparencë aktive mesatare.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Informacionet më të pakta, si ministritë ashtu edhe komunat i publikojnë për financat (ministritë 71%, ndërsa komunat 64% nga 100% e mundshme)”.

Nga QKC bëjnë të ditur se sa i përket përgjigjeve ndaj kërkesave për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, të cilat iu dërguan të gjitha institucioneve në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën pyetje, 32% e institucioneve e dorëzuan përgjigjen pas skadimit të afatit ligjor ose nuk iu përgjigjën fare kërkesës.

Rënditja realizohet çdo vit dhe në të janë përfshirë 102 institucione, përkatësisht Qeveria, të gjitha ministritë dhe komunat, bazuar në publikimin proaktiv të informacioneve me karakter publik. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING