(VIDEO) Marshi protestues për UÇK-në, thirrjet për bojkot shkaktojnë përplasje

(VIDEO) Marshi protestues për UÇK-në, thirrjet për bojkot shkaktojnë përplasje

Në rrjete sociale u shpërnda një sms i dërguar në një grup ku Granit Osmani, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve bën thirrje për të mos marrë pjesë në Marshin Protestues që u organizua në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Në sms shkruhet: “Anulohet pjesëmarrja në protestë… Ju lutem njoftoni edhe të tjerët”. Kjo shkaktoi menjëherë reagime.

MARKETING

Shik.mk

Nga BDI e kritikuan qasjen e Osmanit. Fexhri Asipi njëri nga organizatorët e protestës thotë se një ish ushtar i UÇK-së bënë thirrje për bojkot.

Fexhri Asipi, organizator

“Pyetja që duhet bërë është: A erdhi urdhri për bojkot nga shefi i PR-it, Ilija Dimovski, dhe nga VMRO-ja e Mickoskit, partia amë politike e VLEN-it? Megjithatë, besoj se mirë e ka Graniti! Mirë sepse UÇK-ja ndjehet, nuk shitet! UÇK-ja jetohet përgjithmonë, jo me sezone! Edhe UÇK, edhe frikë nga Stoilkoviqi (kur e pati përzënë nga zyret) nuk shkon!”.

Më pas reagoi edhe vetë Granit Osmani. Ai sqaroi se ka ndërruar mendje për të marrë pjesë në protestë për shkak se e njejta organizohet nga BDI dhe se është kundër politizimit të protestës.

Granit Osmani, VLEN

“Kur mësova për protestën, bëra thirrje që të mbështetet masivisht. Por kur u bë e qartë se pas saj qëndron një organizim politik e tërhoqa mbështetjen time për atë organizim. Dhe këtë do ta them edhe më qartë: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së”.

Ndërsa VLEN në prag të protestës i kërkoi BDI-së që ti përgjigjet 5 pyetjeve.

 VLEN

“1. Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes së themelimit të Gjykatës Speciale?

  1. Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
  2. A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
  3. Përse Ali Ahmeti e rikualifikoi rolin e tij në procesin përpara Speciales?
  4. A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për të ngritur aktakuzën?

Marshi protestues organizohet pas vendimit të Hagës për denimin e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me 81 vite burg.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING