Enis Bardhi: Luajmë kundër një Zvicre shumë të fortë

Enis Bardhi: Luajmë kundër një Zvicre shumë të fortë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po përgatitet për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ku përballë do të ketë Zvicrën. Kjo ndeshje shënon fillimin e ciklit të ri në këtë kompeticion, ndërsa Maqedonia e Veriut për herë të parë do të debutojë në Ligën B, në grupin B1. Zvicra vjen në Shkup si favorite dhe me një hov të madh pas paraqitjes së suksesshme në Kupën e Botës 2026, ku arriti deri në çerekfinale, nën drejtimin e trajnerit Murat Jakin. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, deklaroi se atmosfera në ekip është shumë e mirë, pavarësisht faktit se përballë kanë një kundërshtar shumë të fortë. Përballja mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës do të zhvillohet të shtunën në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45. /SHENJA/

MARKETING