“Tridenti” Raphinha-Lamine-Fermín shënon shumë më tepër se Mbappé-Vinícius-Bellingham

“Tridenti” Raphinha-Lamine-Fermín shënon shumë më tepër se Mbappé-Vinícius-Bellingham
Barcelona's Raphinha, right, celebrates with Lamine Yamal, left, and Fermin Lopez after scoring his side's second goal the Spanish La Liga soccer match between Sevilla and Barcelona in Seville, Spain, Saturday, Sept. 19, 2026. (AP Photo/Jose Breton)

Ka diçka që funksionon në mënyrë të përsosur te Barcelona. Gjithçka duket se ecën në të njëjtin ritëm: topi qarkullon, presioni ushtrohet, hapësirat krijohen dhe golat vijnë natyrshëm nga një skuadër që luan me besim, shpejtësi dhe mbi të gjitha si grup. Një pjesë e madhe e kësaj forme lidhet me Raphinha, Lamine Yamalin dhe Fermín López. Shifrat e konfirmojnë: 26 gola mes tyre në La Liga dhe Champions League. Raphinha ka 14, Lamine 8 dhe Fermín 4 gola. Në krahun tjetër, Mbappé, Vinícius dhe Bellingham kanë shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet: 8 francezi, 3 anglezi dhe 1 braziliani. Kështu, tridenti i Barcelonës ka realizuar 14 gola më shumë se ai i Real Madridit në këtë fillim sezoni. Raphinha, golashënuesi kryesor Transformimi i Raphinha është një nga çelësat. Braziliani pranoi rolin e “9” të propozuar nga Flick, pas largimeve të Lewandowskit dhe Ferrán Torres, ndërsa si kapiten ka marrë edhe më shumë përgjegjësi. Ai ka shënuar 14 gola në 8 ndeshje, duke dhënë edhe 3 asistime. Raphinha  ka realizuar tashmë dy “hat-trick” dhe tri dopieta, ndërsa vetëm ai ka shënuar më shumë gola se 16 nga 20 skuadrat e La Liga-s. Pranë tij, Lamine Yamal ka 8 gola dhe 6 asistime, duke u shndërruar në një burim të vazhdueshëm rastesh. Fermín ka shtuar 4 gola dhe 2 asistime. Në total: 26 gola dhe 11 asistime.  Edhe tridentet e gjigantëve të tjerë europianë kanë shifra më të ulëta: Haaland-Cherki[1]Semenyo te Manchester City kanë 12 gola, po aq sa Olise-Kane-Musiala te Bayern Munich. Te PSG-ja, Ferran Torres-Dembélé-Vitinha kanë 10 gola. Sezoni është ende i gjatë, por deri tani Raphinha, Lamine Yamal dhe Fermín kanë nisur me një ritëm golash që nuk po e arrin asnjë prej tridentëve të tjerë të përmendur.

MARKETING