Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”

Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”

Nën moton “Libri, urë mes dijes dhe kulturës”, Shtëpia Botuese Logos-A po merr pjesë në edicionin e shtatë të Panairit të Librit “Tuzi 2026”, i cili po zhvillohet këto ditë në qytetin e Tuzit, në Mal të Zi.

Gjatë panairit, lexuesit nga Mali i Zi, por edhe nga trevat e tjera shqiptare, kanë mundësi të njihen nga afër me botimet më të reja të Logos-A, të përzgjedhura nga zhanre të ndryshme.

Pjesëmarrja në këtë panair krijon gjithashtu mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë të lexuesve me autorët dhe për njohje më të afërt me veprat e tyre.

Nga Logos-A vlerësojnë se organizimi i panairit është një dëshmi e angazhimit të autoriteteve komunale të Tuzit për afirmimin e dijes, kulturës dhe traditës së leximit, duke e shndërruar librin në një urë lidhëse mes komuniteteve dhe kulturave.

Logos-A – Frymëzimi vazhdon…

MARKETING