Gjithsej 31 zjarre, tre aktive, katër nën kontroll

Gjithsej 31 zjarre, tre aktive, katër nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll.

Zjarret janë aktive midis fshatrave Burinec – fshati Lokov – fshati Selce – fshati Elevci në Komunën e Strugës, pranë fshatit Belica në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës.

Nën kontroll janë zjarret pranë fshatit Bençe në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës, pranë fshatit Graçan në Komunën e Gjorçe Petrovit dhe në Dellçevë, ku po digjet një deponi ilegale.

MARKETING