Kryediplomati turk Fidan takon ambasadorin amerikan Barrack dhe kongresmenin Issa

Kryediplomati turk Fidan takon ambasadorin amerikan Barrack dhe kongresmenin Issa

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Turqi, Tom Barrack dhe anëtarin në largim të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Darell Issa, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë publikoi një fotografi nga takimi i zhvilluar në kryeqytetin Ankara, por nuk dha informacione të tjera.

Issa, anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk do të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin amerikan.

Mandati i tij pritet të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm, kur pasardhësi i tij të bëjë betimin në Kongresin e ri.

MARKETING