(VIDEO) 36 zjarre për një ditë, drejtori i DMSH-së thotë se rreziku është i madh

(VIDEO) 36 zjarre për një ditë, drejtori i DMSH-së thotë se rreziku është i madh

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, ka paralajmëruar se rreziku nga zjarret në hapësira të hapura është ende shumë i lartë, dhe se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 36 zjarre në hapësira të hapura. Sipas tij, sot pritet të ketë një qarkullim të madh të njerëzve dhe automjeteve, ndaj Angelov u bëri thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi mjafton vetëm një shkëndijë që të shkaktohet një katastrofë.

STOJANCE ANGELOV, DREJTOR I DREJTORISË PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

„Për momentin nuk ka zjarre alarmante në territorin e shtetit. Ende është aktiv zjarri në zonën Ramno – Mali i Zi i Shkupit, për shuarjen e të cilit po angazhohen zjarrfikësit e Shkupit, me mbështetjen e ekipeve mobile të Drejtorisë. Për momentin, zjarri nuk përbën kërcënim për fshatrat dhe objektet përreth. Përveç këtij zjarri, aktiv është edhe zjarri në fshatrat Selcë dhe Lokov, në kufirin ndërmjet Strugës dhe Dibrës.“

Angelov ka njoftuar se zjarri është pjesërisht nën kontroll, por shuarjen e vështirëson vegjetacioni i dendur.  Ai tha se ky zjarr nuk paraqet kërcënim për fshatrat përreth, objektet e tjera apo manastiret.

Ndërkaq, aktiv është edhe zjarri në afërsi të fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit. Ku dje pasdite ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në pyllin me pisha në territorin e gjuetisë Jasen, por falë reagimit të shpejtë zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll. Po ashtu Angelov informoi se ekipe shtesë të DMSH-së dhe automjete janë vendosur përgjatë vijës së zjarrit dhe po pengojnë përhapjen e mëtejshme të tij.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING