(VIDEO) Pushteti dhe opozita përplasen për Ethet e Nilit

(VIDEO) Pushteti dhe opozita përplasen për Ethet e Nilit

Pasi nga dita në ditë, numri i personave të prekur nga ethet e Nilit Perendimor në Maqedoninë e Veriut shënonë rritje, me çka nuk mungojnë as viktimat, kjo situatë ka ngjallur ragimeve në skenën politike.

MARKETING

Description of image

Sipas partisë opozitare maqedonase LSDM, deri më 1 shtator të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 56 raste me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa shtatë persona kanë humbur jetën. Nga kjo parti pretendojnë se vendi renditet i pari në Evropë për numrin e rasteve në raport me numrin e banorëve, përpara vendeve si Italia, Greqia dhe Rumania. Për këtë, ata fajsojnë drejtpërdrejtë ministrin e Shëndetësisë, Sasho Klekovskin dhe kryeministrin, Hristijan Mickoskin, pasi siç theksojnë nga partia e Filipçes, ata nuk po e menaxhojnë krizën me ethet e Nilit Perëndimor.

LSDM

Njësoj si gjatë krizës shëndetësore me helmimet në Gostivar, edhe këtë herë institucionet shëndetësore reaguan me vonesë. Qeveria nuk ka kapacitet për ta parandaluar krizën dhe për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por reagon vetëm pasi situata të përshkallëzohet”.

Partia opozitare kritikoi gjithashtu edhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke pretenduar se spërkatja kundër mushkonjave nuk është kryer në kohën e duhur.

Ndërkaq, nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se komunat kanë realizuar aktivitetet e parapara për mbrojtjen nga mushkonjat, në përputhje me protokollet e rregullta. Ai theksoi se këtë vit kjo sfidë shëndetësore është veçanërisht e theksuar në nivel evropian dhe nuk është specifike vetëm për vendin tonë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Fakt është se këtë vit kemi një sfidë mbi mesataren sa i përket këtij lloji të përballjes, me të cilën po përballemi edhe ne, por edhe, si të themi, të gjitha vendet e Mesdheut. Këtu janë edhe Italia dhe Spanja, ku, për fat të keq, të vdekurit nga ethet e Nilit Perëndimor numërohen me qindra”.

Megjithatë, rritja e numrit të të prekurve dhe viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor vazhdon të mbajë në vëmendje situatën epidemiologjike në vend. Autoritetet thonë se masat parandaluese janë zbatuar sipas protokolleve, ndërsa qytetarët mbeten të këshilluar të tregojnë kujdes dhe të mbrohen nga pickimet e mushkonjave.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING