Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale”, ka dhënë pëlqimin e saj për të zgjatur ndalesën e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në territorin e menaxhuar nga Ndërmarrja publike.
Ndalesa vendoset për shkak të rrezikut të shtuar të zjarreve pyjore në sipërfaqe të hapura dhe do të zgjasë nga 1 deri më 30 shtator.
Ndalesa e plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore nuk vlen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë Pyjore, Qendrën për Menaxhim të Krizave, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, NP “Pyjet nacionale”, si dhe për subjektet që kryejnë aktivitete pyjore, punë pyjore dhe mbrojtje të pyjeve dhe personat që kanë leje me shkrim për lëvizje në pyje.
Lëvizja do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga filialet e NP “Pyjet nacionale” – Shkup për zonën që ata menaxhojnë.
Punonjësit e NP “Pyjet nacionale”, të cilët kryejnë aktivitete mbrojtëse, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, Policia Pyjore dhe Ministria e Brendshme janë përgjegjës për zbatimin e ndalesës.
NP “Pyjet nacionale” tregon se qytetarët duhet të marrin informacion në lidhje me lëvizjen në pyjet e parqeve (p.sh. Vodno) dhe parqet kombëtare nga personat juridikë që menaxhojnë këto territore.

