(VIDEO) Ditëve në vijim pritet rënie e temperaturave
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se në Shkup do të ketë rritje të vranësirave dhe në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Sipas tyre proceset lokale do të jenë në drejtim të motit të lig, me erë të përforcuar dhe mundësi për paraqitje të breshërit.
Meteorologu, Vilen Popovski, theksoi se nesër moti kryesishtë do të jetë i ngrohtë, ndërsa pasdite pritet të jetë me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar
VILEN POPOVSKI- METEOROLOG
“Nesër moti do të jetë i ngjashëm: paradite me diell dhe ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në periudhën në vijim pritet mot me diell dhe i ngrohtë, por për shkak të lagështisë gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima”.
Popovski bëri të ditur se më shumë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe mot të paqëndrueshëm priten të dielën. Ai gjithashtu theksoi se nuk mund t’a dijnë saktësisht se ku do të ketë reshje gjatë kësaj periudhe të motit të paqëndrueshëm, sepse sipas tij në atmosferë ka shumë energji dhe lagështi dhe se nuk mund të përcaktojnë saktësisht ku do të bjerë shi dhe sa do të jetë sasia e reshjeve.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

