Kryediplomati gjerman viziton Ukrainën për bisedime mbi bashkëpunimin në mbrojtje dhe përgatitjet për dimër

Kryediplomati gjerman viziton Ukrainën për bisedime mbi bashkëpunimin në mbrojtje dhe përgatitjet për dimër

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas Kiev për bisedime mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe përgatitjet për dimrin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se Wadephul udhëtoi në Ukrainë për të shënuar 35-vjetorin e pavarësisë së vendit, që festohet më 24 gusht.

Në deklaratë thuhet se një nga temat kryesore të vizitës janë përgatitjet për dimrin e ardhshëm, përfshirë sigurimin e gjeneratorëve dhe pajisjeve të tjera energjetike, si dhe mbështetjen e sektorit energjetik të Ukrainës dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Duke e përshkruar Ukrainën si një “partner të rëndësishëm të sigurisë”, në deklaratë thuhet se Gjermania mund të mësojë nga përvoja e Ukrainës në “përballjen me kërcënimet hibride, luftën moderne dhe qëndrueshmërinë e strukturave shtetërore dhe shoqërore”.

“Prandaj, vizita do të fokusohet po aq në thellimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe mbrojtjes me Ukrainën, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve ushtarake, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e përbashkët të strukturave afatgjata të sigurisë”, thuhet më tej.

MARKETING