Punonjësi i bankës dyshohet se përvetësoi 4.9 milionë denarë dhe 63 mijë euro nga llogaritë e klientëve
SPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal ndaj një 52-vjeçari nga Gjevgjelia, nën dyshimin për veprën penale “përvetësim në detyrë”.
Sipas policisë, i dyshuari, i cili punonte si bashkëpunëtor profesional në një filial bankar në Gjevgjeli, gjatë periudhës nga 7 nëntori 2025 deri më 3 mars 2026, në 13 raste dyshohet se ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro që i ishin besuar në kuadër të detyrës së tij.
Policia dyshon se ai, pa urdhër nga klientët, ka hyrë në llogaritë e tyre të pagesave në denarë, duke i shkaktuar dëm material bankës.

