(VIDEO) Riaktualizohet çështja e shtetit Bektashi, media franceze: Muajt e ardhshëm pritet zyrtarizimi

(VIDEO) Riaktualizohet çështja e shtetit Bektashi, media franceze: Muajt e ardhshëm pritet zyrtarizimi

Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, edhe pse që kur u hodh ideja ka pasur kundërshtime të mëdha nga pothuajse të gjitha shtresat shoqërore. Drejtuesit e komunitetit po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin e tij jashtë Shqipërisë.

MARKETING

Description of image

Sipas Intelligence Online, një media franceze e specializuar në çështjet e inteligjencës, më pak se dy vjet pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e enklavës sovrane bektashiane, drejtuesit e Urdhrit po hedhin themelet për statusin e ardhshëm.

Projekti, i shpallur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2024, parashikon krijimin në Tiranë të një shteti me një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, rreth një të katërtën e madhësisë së Vatikanit. Sipas autorit Franck Renaud, drejtuesit bektashinj po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një monedhe të re, e cila do të quhej “bek” dhe, sipas artikullit, mund të indeksohej me çmimin e arit. Gjithashtu parashikohet lëshimi i pasaportave nga autoritetet e ardhshme bektashiane.

Lideri shpirtëror i Urdhrit, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore të bektashinjve në Tiranë. Sipas Intelligence Online, mes tyre ka pasur edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Media franceze shkruan se zyrtarizimi i tij nga autoritetet shqiptare pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Kritikët kanë vlerësuar se kKrijimi i një enklave sovrane prej 11 hektarësh në zemër të Tiranës bie ndesh drejtpërdrejt me Nenin 1, Pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton qartë se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.

/SHENJA/

MARKETING