(VIDEO) Lojërat e Fatit, rregulla të reja për verifikim të burimit të mjeteve për licencat
Ministria e Financave ka miratuar Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave të fatit. Siç njoftojnë nga atje, rregullorja e re është rezultat i miratimit të Ligjit të ri të Lojërave të Fatit.
Me këtë akt nënligjor, theksojnë ata, përshkruhet në detaje dokumentacioni i nevojshëm për konfirmimin e reputacionit të të gjithë personave juridikë dhe fizikë që parashtrojnë kërkesë për licencë për kazino, bastore, klub me automat ose tombolë të llojit të mbyllur.
MINISTRIA E FINANCAVE
“Aplikantët janë të detyruar të parashtrojnë dokumentacion që dëshmon përmbushjen e kushteve lidhur me reputacionin, përkatësisht dokumentacion që, ndër të tjera, ka të bëjë me sanksionet e shqiptuara për ndalimin e ushtrimit të profesionit, si dhe me faktin se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë ndaluese për organizimin e lojërave të fatit, apo rrethana të tjera të ngjashme që janë të rëndësishme për pjesëmarrjen e tyre në organizimin e lojërave të fatit”.
Rregullorja gjithashtu përcakton kontroll të rreptë mbi burimin e mjeteve. Përmes raporteve bankare, kontratave dhe bilanceve financiare, Ministria e Financave do të verifikojë nëse ekziston gjurmë e pandërprerë e lëvizjes së mjeteve financiare, nga burimi i tyre deri te pagesa në shoqëri. Gjithashtu, rregullohen edhe procedurat për ndryshimin e strukturës së pronësisë, ndryshimin e kryegjësë themelore, si dhe emërimin e anëtarëve të organeve të menaxhimit dhe mbikëqyrjes.
Ligji i ri i Lojërave të Fatit u miratua në qershor të këtij viti, ndërsa qëllimi ishte krijimi i një kornize ligjore moderne, më e qartë dhe më efikase për rregullimin e kësaj fushe.
Samir Mustafa /SHENJA/

