(VIDEO) Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet

(VIDEO) Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet

 

MARKETING

Description of image

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart. Përmes një postimi në rrjetin social në facebook ai la të ditur se së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e bënë hapjen e Qendrës për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje, nga ku vlerëson se ky do të jetë vendi në të cilin çdokush do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi.

Orce Gjorgjievski, Kryetari i Qytetit të Shkupit

Sot, së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e hapëm Qendrën për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje. Ky është vendi në të cilin do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Vend në të cilin çdo njeri do të pranohet ashtu siç është, me aftësitë, dëshirat, nevojat dhe potencialet e tij. Obligimi ynë si shoqëri nuk është vetëm të flasim për barazinë, por ta krijojmë atë në jetën reale”.

Në këtë Qendër, siç thekson ai, përfituesit do të marrin mbështetje psikologjike dhe profesionale, do të marrin pjesë në aktivitete edukative, krijuese dhe rekreative, do të zhvillojnë aftësi praktike dhe jetësore, do të krijojnë miqësi, do të komunikojnë dhe hap pas hapi do të ndërtojnë pavarësinë dhe vetëbesimin e tyre.

Orce Gjorgjievski, Kryetari i Qytetit të Shkupit

Por kjo Qendër është e rëndësishme edhe për familjet e tyre. Për prindërit dhe kujdestarët që mbajnë dashuri, kujdes dhe përgjegjësi të madhe çdo ditë, ne duam të jemi një mbështetje e vërtetë. Le t’u bëjmë të ditur se të dashurit e tyre janë në duar të sigurta, në një mjedis ku ata respektohen, mbrohen dhe inkurajohen të përparojnë. Askush nuk duhet të ndihet i harruar, i lënë mënjanë ose më pak i vlefshëm”.

Gjorgjievski thekson se fokusi i Qytetit të Shkupit nuk do të jetë te kufizimet, por te mundësitë, talenti dhe aftësitë e personit. Ai thotë se kjo Qendër do të jetë shumë më tepër sesa një vend për jetesë të përditshme. Do të jetë një vend për socializim, mësim, zhvillim, mbështetje, miqësi dhe fitore të reja. Një vend ku çdo person do të dijë se i përket dikujt. Sepse siç thotë ai, Shkupi është një shtëpi për të gjithë.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING