(VIDEO) 25 vjetori i MO-së, përplasje verbale ndërmjet BDI-së dhe VLEN-it

(VIDEO) 25 vjetori i MO-së, përplasje verbale ndërmjet BDI-së dhe VLEN-it

As 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk kaloi pa përplasje politike mes BDI-së dhe VLEN-it. Partia opozitare vlerëson se pikërisht në 25-vjetorin e saj, në vend që këto parime të konsolidohen më tej, po përballemi me një proces shqetësues të zhbërjes së tyre, njëra pas tjetrës.

MARKETING

Description of image

BDI

“Pikërisht në 25-vjetorin e saj, në vend që këto parime të konsolidohen më tej, po përballemi me një proces shqetësues të zhbërjes së tyre, njëra pas tjetrës. Në njërën anë, Gjykata Kushtetuese, e shndërruar gjithnjë e më shumë në një institucion parapolitik, përmes vendimeve të saj jokushtetuese po rrënon shtylla të rëndësishme të rendit të krijuar pas vitit 2001. Në anën tjetër, ajo që ende nuk është shfuqizuar dhe vazhdon të jetë në fuqi, shpërfillet ose nuk zbatohet nga institucionet”.

Nga ana tjetër, VLEN-i ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se Marrëveshjen e Ohrit e ka përdorur për interesa personale dhe politike. Në reagimin e tij, VLEN-i thotë se Marrëveshja nuk është pronë private e BDI-së, por rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë.

VLEN

“Ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI-ja e zhbëri, duke e kthyer në bankomat për pasurim personal. Aq e gjatë është lista e të korruptuarve të BDI-së që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik foli publikisht për ‘korrupsion endemik’ dhe ua vuri vulën e korrupsionit pikërisht këtyre që sot rrahin gjoksin për ‘shqiptari’. Sado e dhimbshme të jetë, kjo është trashëgimia e pushtetit të tyre”.

Marrëveshja e Ohrit, sipas partisë VLEN, u përket shqiptarëve dhe se siç theksojnë ata, nuk është pronë private, as trashëgimi familjare e kolltukofagëve të BDI-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING