(VIDEO) Transportuesit paralajmërojnë protesta nëse nuk zgjidhet problemi

(VIDEO) Transportuesit paralajmërojnë protesta nëse nuk zgjidhet problemi

“Zgjidhje nga Brukseli, ose në të kundërtën prostesta nga 1 shtatori”. Kështu paralajmërojnë nga Shoqatat e transportuesve nga Ballkani Perëndimor.  Ata do të presin takimin në Bruksel, të caktuar për 1 shtator, ku pritet të diskutojnë me përfaqësues të Komisionit Evropian për problemin e qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen. Në takimin e sotëm në Shkup, ata thanë se nuk duan të protestojnë, por nëse nuk gjendet një zgjidhje, do të detyrohen të ndërmarrin një hap të tillë.

MARKETING

Description of image

Sekretarja e përgjithshme e Asociacionit të Transportuesve “Makam-Trans”, Biljana Muratovska, tha se transportuesit duan të shmangin pengimin e transportit dhe pasojat për ekonominë.

BILJANA MURATOVSKA, SEKRETARE E PËRGJITHSHME E ASOCIACIONIT TË TRANSPORTUESVE “MAKAK-TRANS”

“Ne nuk duam t’i shkaktojmë dëm askujt, as Bashkimit Evropian, as shteteve tona dhe më së paku vetes – transportuesve. Por, nëse detyrohemi, do të organizojmë protesta, me të cilat edhe një herë do t’ua kujtojmë të gjithëve se ekziston një problem që duhet zgjidhur”.

Ndërkaq, Nedjo Mandiq nga Serbia, tha se transportuesit  shpresojnë se në takimin në Bruksel do të arrihet një marrëveshje, pasi, siç tha, protestat nuk janë në interes të askujt.

NEDJO MANDIQ, TRANSPORTUES NGA SËRBIA

“Si transportues nuk duam të protestojmë, sepse kjo reflektohet në të gjithë shoqërinë, por nëse detyrohemi, do të duhet të dalim në protesta. Sinqerisht shpresojmë dhe dëshirojmë që kjo të mos ndodhë”.

Transportuesit nuk kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes për qëndrimin në zonën Shengen, por kërkojnë zbatimin e njëtrajtshëm dhe konsekuent të rregullit, sipas të cilit mund të qëndrohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Ata kërkojnë që t’u mundësohen “90 ditë të plota”, si dhe të përcaktohet një afat i saktë për zgjidhjen e problemit.

Ata shtojnë  se problemi tashmë po ndikon në sektorin e transportit, pasi, sipas informacioneve të tyre, rreth gjysma e shoferëve refuzojnë të udhëtojnë për shkak të pasigurisë me të cilën përballen në kufi. Transportuesit theksojnë se problemi prek rreth 17 mijë shoferë profesionistë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në nivel të Ballkanit Perëndimor numri arrin në rreth 100 mijë shoferë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING