Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte bie çmimi i derivateve të naftës. Komisioni Rregullator për Energji (RKE) ka miratuar një vendim me të cilin ulen çmimet me pakicë të benzinave, naftës, vajit ekstralehtë për amvisëri dhe mazutit.
Sipas vendimit të RKE-së, çmimi i EUROSUPER BS-95 ulet me 4 denarë për litër dhe do të shitet me 87 denarë për litër.
Për të njëjtën shumë, pra 4 denarë për litër, ulet edhe EUROSUPER BS-98, çmimi i ri i të cilit është 89 denarë për litër.

MARKETING

Description of image

Ulja më e madhe është te nafta. EURODIZEL (D-E V) ulet me 8 denarë për litër, kështu që çmimi i ri me pakicë do të jetë 91,50 denarë për litër.

Ka ulje edhe te vaji ekstralehtë për amvisëri. EL-1 ulet me 6 denarë për litër, me çmim të ri 92,50 denarë për litër.

Te mazuti M-1 NS, çmimi ulet me 2,881 denarë për kilogram dhe do të jetë 43,538 denarë për kilogram.

Çmimet e reja janë caktuar në raport me vendimin e mëparshëm të RKE-së të datës 4 gusht 2026.

MARKETING