(VIDEO) Aksidenti në Radishan, Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit të tretë

(VIDEO) Aksidenti në Radishan, Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit të tretë

Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria Themelore Publike po e udhëheq me procedurë të shkurtuar. Prokuroria thotë se 46 vjeçari nga Haraçina ishte pjesmarrës në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë të lënduarëve, ndërsa sqarojnë gjithë momentin e ngjarjes.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari duke vozitur me automjetin e tij “Seat Altea” në rrugën “Radishan”, në kryqëzimin me rrugën “18”, në të cilën trafiku nuk është i rregulluar me shenja, ka kthyer në të majtë, pa i lëshuar automjetet që vinin nga drejtimi i kundërt.

Prokuroria Themelore Publike

“Në këtë mënyrë ai ia preu rrugën motoçikletës ‘Kavasaki’, që po bllokonte drejtimin e lëvizjes në anën e kundërt të kryqëzimit. Për të ju shmangur goditjes së drejtëpërdrejtë me veturën, motoçiklisti ka kthyer majtas, duke kaluar në korsinë e destinuar për automjetet që kanë lëvizur në drejtim të kundërt”.

Por, shtojnë nga Prokuroria, aty motori me pjesën e përparme e ka goditur drejtëpërdrejtë automjetin ‘Alfa Romeo’,  e cila vinte nga ana e kundërt.

Prokuroria Themelore Publike

“Përshkak të fuqisë së goditjes, motoçiklisti Nikolla Makraçevski u rrëzua dhe ra në rrugë dhe mori lëndimë të rënda trupore, prej çka dhe ndërroi jetë, ndërsa lëndime më të lehta mori shoferi i automjetit ‘Alfa Romeo’.I dyshuari, në vend që të ju jap ndihmë të lënduarëve, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Më tej njoftojnë se qëllim sigurimin e personit gjatë procedurës, prokurori publik ka propozuar që të dyshuarit t’i caktohen masa kujdesi-ndalesë për tu larguar nga vendi ku jeton, obligim për tu paraqitur në gjykatë dhe marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit si dhe marrjen e patent shoferit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING